Skip to content
Aktualitet

“I provoi të gjitha postet”, Rama: Meta është borxhliu më i madh ndaj Shqipërisë!

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme në një deklaratë se presidenti Ilir Meta është personi më borxhli ndaj Shqipërisë, pasi Shqipëria e ka bërë atë kryeministër, kryeparlamentar e tashmë president.

Rama ka theksuar se nuk e di çfarë kërkon më shumë Meta që vetëm nxit urrejtje dhe akuzon, ndërsa shton se Ilir Meta është i mërzitur për ndryshimet e Kodit zgjedhor pasi e din që do i humbasë zgjedhjet.

“Kompromiset janë gjithmonë me parimin që të gjithë të mërziten nga pak. Kush është mërzitur më shumë, ai që do humbë zgjedhjet. Më i mërzituri nga të gjithë është Ilir Meta, sepse do i humbë zgjedhjet në mënyrë shembullore, siç e meriton.

Ilir Meta është borxhliu më i madh ndaj Shqipërisë. Shqipëria e ka bërë kryeministër, kryeparlamentar dhe president. Çfarë do më shumë ky njeri që nxit mëri për të përfituar më shumë dhe për të qenë i treti i vërteti.

As unë s’jam i kënaqur, por s’jam i mërzitur se e di që do i fitoj zgjedhjet”, ka thënë Rama.