Skip to content
Uncategorized

Horoskopi sot, 27 dhjetor 2021

· 3 min lexim

Dashi

Ju duhet të kujdeseni për prindërit tuaj tani pasi ata kanë nevojë për ju.  Tani është kohë e mirë për t’u fokusuar në energjitë tuaja të brendshme. Besnikëria juaj  do të vihet në provë.

Demi

Sot do jeni në gjendje të përballoni presionet e punës. Mbani gjakftohtësinë tuaj, pavarësisht se sa shumë të tjerët përpiqen t’ju bëjnë ta humbni atë. Shmangni mosmarrëveshjet me shefin tuaj.

Binjakët

Një marrëveshje që nuk funksionon më për ju mund të përfundojë. Është koha për t’i parë gjërat në një këndvështrim ndryshe. Planifikoni një pushim fundjave me personin e dashur.

Gaforrja

Koha për të moderuar konsumin e ushqimit dhe alkoolit. Do të shfaqen problemet shëndetësore. Vlerësoni situatën tuaj financiare. Bëni investime dhe plane afatgjata kursimi.

Luani

Kreativiteti juaj është i mirë, por sot duhet të kërkoni zgjidhje më praktike. Jeni shumë të besueshëm dhe sot kjo gjë do t’iu vlerësohet nga ana e një miku.

Virgjëresha

Partneri juaj mund të jetë i mërzitur. Për ata që janë  beqarë është një kohë ideale për lulëzimin e asaj marrëdhënie romantike. Jeta në familje mund të përmirësohet.

Peshorja

Do të jeni konfuz në lidhje em menaxhimin e financave tuaja.Sipërmarrjet në partneritet do të rezultojnë të suksesshme. Çështjet emocionale duhet të trajtohen me kujdes.

Akrepi

Projektet e reja, sipërmarrjet e biznesit, karriera,  dhe arsimi janë në fokusin tuaj. Shëndeti i një personi të dashur përmirësohet. Ju mund të liroheni nga një borxh ose t’ju jepen burime shtesë financiare.

Shigjetari

Një partner merr një fitim të papritur ose ngritje në status, duke ndryshuar rrjedhën e jetës suaj. Miqtë mund të mos e mbajnë fjalën ose t’ju zhgënjejnë.

Bricjapi

Ju jeni mjaft inteligjent për të ditur se gjithçka që shkëlqen nuk ashtu sikurse shfaqet. Tani më shumë se kurrë do të keni aftësinë për të parë të vërtetën pas fronteve të rreme të njerëzve. Ndiheni të qetë me vendimet e vështira që keni marrë se fundmi.

Ujori

Përfshihuni më shumë me muzikën, poezinë dhe fotografinë sot. Kërkoni favore sot pasi do ju vlejnë në punën tuaj. Jini të përgatitur për të luftuar dëmin që kundërshtarët do të krijojnë.

Peshqit

Shmangni konfrontimet me figurat e autoritetit mashkullor. Një plan buxhetor për shpenzimet tuaja është i nevojshëm. Marrëdhëniet janë në qendër të vëmendjes dhe nuk duhet të shqetësoheni aq shumë për atë që mund të mendojnë të tjerët.