Greqisë i kërcënohen ishujt nga Turqia/ Shefi i Shtabit Ushtarak grek: Do t’ju sheshojmë! Turqia: Provojeni një herë!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duket se qeveria greke ka marrë një kërcënim të hapur nga Turqia, gjë që ka detyruar Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Greqisë, Evangelos Apostolakis të dalë në një deklaratë duke thënë:

“Nëse turqit do ta çojnë ndërmend të futen në ndonjërin prej ishujve shkëmbor që na përkasin ne, atëherë do t’i sheshojmë ata”.

Sipas mediave greke një deklaratë e tillë shkon përtej doktrinës ushtarake Greke.  Ato thonë se Apostolakis e ka bërë këtë deklaratë, pasi kishte informacione se forcat speciale të Turqisë do të zbarkonin në disa ishuj shkëmbor të kontestuara mes dy vendeve duke risjellë në vëmendje krizën e vitit 1996.

“Apostolakis mundet të jetë vënë në dijeni për një zbarkim të turqve në ishujt shkëmbor, prandaj edhe e ka bërë një deklaratë të tillë”, shkruan media greke, Zougla.

Deklarata publike e bërë nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Greqisë, ka shkaktuar shumë tension në rajon edhe pse përgjigjja e Turqisë ishte e shkurtër dhe mjaft e qartë:

“Provojeni dhe pasojat do të jenë shumë të rënda”

Shpërndaje
Share.

Komento