Skip to content
Të Gjitha

Grabitet dyqani i celularëve në Urën Vajgurore, autorët thyen derën e jashtme

· 1 min lexim

Një dyqan celularësh në Urën Vajgurore, ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit.

“Balkanweb” raporton, se hajdutët kanë thyer derën e jashtme të dyqanit.

Më pas ata janë futur brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh dhe celularët që ndodheshin brenda.

Pasi kryen grabitjen, autorët, u larguan nga dyqani me një automjet.

Në vendngjarje ndërkohë kanë shkuar ekspertët e kriminalistikës, të cilët po bëjnë këqyrjen e vendit të krimit.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve përreth, për të ndihmuar në identifikimin dhe kapjen e autorëve.