Skip to content
Kryesore

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet 26-vjeçari

· 1 min lexim

Një 26-vjeçar nga fshati Picar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka kanosur një gazetar për shkak të detyrës së tij.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur i riu ka kërcënuar gazetarin 37-vjeçar A. R., banues në fshatin Lazarat, duke pretenduar se po filmohej nga ky i fundit teksa ndodhej në një ambient publik.

Materialet e çështjes i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme.