Skip to content
Bota

Frika nga Coronavirusi kaplon zyrtarët e lartë, ministri refuzon të takojë Merkelin

· 1 min lexim

Coronavirusi vijon të përhapet teksa numri i të prekurve ka shkuar në 90 mijë, ndërsa numri i viktimave në rreth 3 mijë.

COVID-19 ka prekur çdo kontinenet dhe një numër të madh shtetesh, por problematike mbeten Kina, Koreja e Jugut dhe Italia.

Në këto kushte, frika ka kapluar njrëzit nga e gjithë bota, ku nuk bëjnë përjashtim as zyrtarët e lartë.

I tillë është rasti i fundit, ku ministri i Brendshëm gjerman ka refuzuar të takojë kancelaren Angela Merkel, për të shmangur kontaktin fizik.

Në videon virale, shihet momenti kur ministri Horst Seehofer nuk i jep dorën kancelares, gjatë Samitit të Berlinit, për shkak të frikës së Coronavirusit.

Këtë veprim Merkel e ka marrë me sportivitet, teksa duke qeshur ka thënë “Është gjëja e duhur”.

Më poshtë mund të shihni videon:

Kujtojmë se vendi ynë është mes pak vendeve që ende nuk janë prekur nga Coronavirusi, teksa dhjetra raste të dyshuara kanë rezultuar negative.