56 vjeçarja, Liljana Tafa, banuese e fshatit Zhupan të Fierit, është larguar prej 6 ditësh nga shtëpia dhe u gjet e mbytur në breg të detit, mbrëmjen e djeshme, në plazhin e Ndërnënasit rreth orës 19:00.
Ajo vuante nga depresioni dhe më 5 dhjetor doli nga banesa e saj për të hedhur mbeturinat duke mos u kthyer më. Familjarët kishin denoncuar zhdukjen e saj dhe policia e kishte shpallur në kërkim pas kallëzimit të bërë.
Fier Informacion paraprak:
Në datën 10.12 2018, rreth orës 19:00, në plazhin e Ndërnënasit, u gjet e mbytur në breg të detit shtetasja L.T, 56 vjeçe, banuese në Zhupan.
Shtetasja L.T ishte shpallur në kërkim nga policia pas kallëzimit të bërë nga familjarët se në datën 05.12.2018 ishte larguar nga banesa dhe s’ishte kthyer më.
Nga deklarimet e familjarëve, shtetasja L.T vuante nga depresioni dhe dyshohet që në kushtet e depresionit është hedhur në lumin Seman.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.