Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Epidemiologu publikon rezultatet shpresëdhënëse të studimit për COVID-19

16:46 08/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti së fundmi ka publikuar një tjetër studim nga +së fundmi ka publikuar një tjetër studim në lidhje me pandeminë.

Alimehmeti ka publikuar rezultatin e një studimi mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdebivam.

Studimet tregojnë se janë shumë efikase për mbrojtjen  nga shtrimet në spitalin dhe mbrojtjen nga fataliteti. Ndër të tjera epidemiologu ka theksuar se pavarësisht se ka efikasitet të lartë për trajtim, REGEN-COV është lënë qartësisht në hije edhe pse mund të ishin shpëtuar shumë jetë përmes përdorimit të tij.

 Postimi i epidemiologut Ilir Alimehmeti

 Shumë lajm i mire mbi efikasitetin e antitrupave monoklonalë casirivimab-imdevimab!

Kombinimi casirivimab-imdebivam (REGEN-COV), të njohur edhe si “terapia e Z. Trump”, është treguar efikas që në vjeshtën e vitit 2020 dhe ka marrë autorizim e përdorimit nga FDA-ja që më 21 nëntor 2020.

https://ëëë.fda.gov/…/coronavirus-covid-19-update-fda…

Megjithatë, pavarësisht efikasitetit të lartë trajtues të COVID-19, koktaili i anitrupave monoklonalë REGEN-COV është lënë qartësisht në hije edhe pse mund të ishin shpëtuar shumë jetë përmes përdorimit të tij.

Të dhënat e studimit të fazës së tretë klinike janë publikuar në prestigjiozen Neë England Journal of Medicine vetëm më 29 shtator 2021, edhe pse studimi është kryer mbi pacientë të rekrutuar ndërmjet datave 24 shtator 2020 dhe 14 janar 2021.

Pra të dhënat e një efikasiteti kaq të lartë kanë qenë të disponueshme të paktën që në muajin shkurt 2021.

Shembull: Italia ka autorizuar përdorimin e REGEN-COV që më datë 06 shkurt 2021.

https://ëëë.aifa.gov.it/en/uso-degli-anticorpi-monoclonali

Në detaj janë marrë në studimin e fazës së tretë klinike:

1.355 pacientë të trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV,

736 pacientë të trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,

1.341 pacientë të trajtuar me 2.400 mg placebo (grup kontrolli), dhe

748 pacientë të trajtuar me 1.200 mg placebo (grup kontrolli).

Të gjithë pacientët e ndarë në mënyrë rastësore:

kanë të paktën 1 faktor risku për formë të rëndë COVID-19,

kanë të njëjtën moshë mediane 48 – 50 vjeç,

kanë të njëjtën kohëzgjatje të simptomave përpara fillimit të trajtimit (koha mediane 3 ditë).

REZULTATET JANË MBRESËLËNËSE DHE SHUMË TË PRITSHME!

REGEN-COV është shumë efikas për mbrojtjennga shtrimi në spital dhe vdekja nga çdo shkak:

71.3% rezultoi efektiviteti i dozës 2.400 mg REGEN-COV;

70.4% rezultoi efektiviteti i dozës 1.200 mg REGEN-COV.

REGEN-COV solli zhdukjen e simptomave 4 ditë më herët:

simptomat zgjatën 10 ditë te pacientët e trajtuar me REGEN-COV

simptomat zgjatën 14 ditë te pacientët në grupin e kontrollit.

REGEN-COV e uli ngarkesën virale më shumë se sa placebo:

– 0.71 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV,

– 0.86 log10 kopje / ml te pacientët e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.

TJETËR REZULTATI MBRESËLËNËS ËSHTË PROFILI I SIGURISË!

Efektet anësore ishin më pak se sa në grupin e kontrolli:

4.0% në grupin e kontrollit,

1.3% në grupin e trajtuar me 2.400 mg REGEN-COV. dhe

1.1% në grupin e trajtuar me 1.200 mg REGEN-COV.

Pra miqtë e mi, REGEN-COV (casirivimab-imdebivam) kanë efikasitet tejet të lartë dhe profil sigurie shumë të mirë.

Nënpërdorimi i tij në shkallë globale, edhe pse është i autorizuar nga FDA-ja, patjetër ka sjellë shumë humbje jete të evitueshme si edhe ngarkesë spitalore gjithashtu të evitueshme.

Nga ana tjetër, duhet të pranojmë se koktaili casirivimab-imdebivam nuk duhet konsideruar si zëvendësues i vaksinës, pasi parandalimi gjithnjë është më i mirë se sa trajtimi, por në rastet kur parandalimi dështon patjetër duhet të kemi gati linjën e dytë të trajtimit të pacientëve në risk.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: epidemiologupublikonshifrat

Të tjera

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut
Kryesore

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, mbi 600 mijë besimtarë drejt Teqesë së Kulmakut

Ka nisur prej ditës së djeshme pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit, një traditë që mbledh çdo...

13:01 19/08/2025
3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera
Kryesore

3 Maji i turpit: Shqipëria e Lirisë së Shtypit me TikTok të mbyllur e media të blera

Në vend që ta përshëndesë 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit me krenari dhe llogaridhënie, Shqipëria e...

19:25 03/05/2025
Para
Kriza energjetike, Ish-zv.ministri i Financave: Nuk ka arsye për rritje të çmimit të energjisë në Shqipëri

Kriza energjetike, Ish-zv.ministri i Financave: Nuk ka arsye për rritje të çmimit të energjisë në Shqipëri

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English