Skip to content
Kryesore

E rëndë në Shkodër, qëllohet me armë zjarri në drejtim të grupit të policisë

· 1 min lexim

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të policisë në Shkodër, të cilët ishin për kontrolle kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, një person ka qëlluar me armë zjarri, por buk raportohen efektivë ta plagosur.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.

Prej orëve të para të mëngjesit, një numër i madh i efektiveve të drejtorisë se policisë së qarkut të Shkodrës, janë nisur drejt kësaj zonë të thellë për evidentimin e parcelave të kanabisit.