Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 afër liqenit në fshatin Mursi.
Policia bën me dije se një automjet i tipit ‘Benz-2500’ me drejtues shtetasin me iniciale O.M. 21 vjeç, ka dal nga rruga dhe ka përplasur 3 këmbësorë.
Si pasojë ka gjetur vdekjen 35-vjeçarja me iniciale L.B. e cila ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shtetasit me iniciale S.S. 33 vjeç dhe G.S. 38 vjeç janë plagosur.
Po kryhen hetimet në lidhje me shkakun dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.