Skip to content
Bota

E pazakontë, aeroplani bën ulje të detyrueshme në autostradë (Video)

· 2 min lexim

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në autostradën 407, në afërsi të Markham, në periferi verilindore të Torontos.

Një aeroplan i vogël turistik duhej të bënte një ulje emergjente të rrezikshme pikërisht në autostradë e ngarkuar me trafik.

Manovra ishte e suksesshme, aq sa avioni dhe personat që ishin në kabinë ia hodhën pa pasoja.

Megjithatë, ato çaste ishin momente frike sepse një gabim i vogël padyshim që mund të kishte shkaktuar pasoja tragjike. E gjithë skena u kap nga kamerat e sigurisë së rrugës, me videon që u bë shumë shpejt virale.

 

https://twitter.com/i/status/1453427923155886086

 

Ky nuk është rasti i vetëm që një avion ulet  i detyruar në autostradë .

Në qershor të këtij viti një avion i vogël u detyrua të bënte ulje emergjente në një autostradë me trafik të rënduar në Kaliforni, pasi instruktori dhe një student, të cilët ishin në bordin e avionit, hasën në një problem të motorit.

Avioni i tipit “Cessna” ishte duke fluturuar pranë Los Anxhelosit kur instruktori Brian Carson bëri një telefonatë për problemin në motor, ndërsa më pas u detyrua të bënte ulje emergjente në autostradën në Westlake Village.

Instruktori, edhe pse me dhjetëra makinave në autostradë, arriti të bëjë ulje të sigurt duke mos lënduar asnjë person.