Skip to content
Të Gjitha

E keni vendosur të bëni pushime dimërore? Ja kur do të bjerë borë

· 1 min lexim

Keni vendosur që këtë fillimviti ta nisni me disa pushime në borë? Epo sipas Institutit të Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit  është lajmëruar se ditën e sotme do ketë rreshje të dobta bore në lartësinë mbi 400 metra mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli).

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak gjithashtu e ka vërtetuar se gjatë orëve të mësditës rreshjet do të jenë më të dendura në të gjithë territorin.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 2 / 11 °C
në vendet e ulëta: 0 / 8 °C
në vendet malore: -5 / 3 °C
ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Në zonat malore në Veri do të fryjë deri e fortë.