E keni vendosur të bëni pushime dimërore? Ja kur do të bjerë borë
Keni vendosur që këtë fillimviti ta nisni me disa pushime në borë? Epo sipas Institutit të Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit është lajmëruar se ditën e sotme do ketë rreshje të dobta bore në lartësinë mbi 400 metra mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli).
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak gjithashtu e ka vërtetuar se gjatë orëve të mësditës rreshjet do të jenë më të dendura në të gjithë territorin.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 11 °C
në vendet e ulëta: 0 / 8 °C
në vendet malore: -5 / 3 °C
ERA
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Në zonat malore në Veri do të fryjë deri e fortë.