E frikshme! Gruaja vdes pasi përdori pajisjen popullore për çlirimin e hundëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse nuk e keni përdorur më parë një “Neti Pot” ( pajisje popullore në formën e çajnikut që përdoret për zhbllokimin e hundëve), ndoshta keni dëgjuar të paktën për të.
Kjo pajisje e vogël dhe e thjeshtë që nxjerr ujë mund të ndihmojë në zhbllokim e hundëve apo zhdukjen e alergjive duke shpëlarë zgavrat e hundës.
Dhe megjithëse deri më sot janë dukur të padëmshëm, ka rezultuar se janë aq të rrezikshme sa mund të shkaktojnë edhe vdekjen.


Një 69- vjeçare ka gjetur vdekjen pas përdorimit të ujit të pasterilizuar nga kjo enë.
Në fillim mjekët mendonin se se ishte një tumor në kokën e saj, por më vonë kuptuan se ajo ishte infektuar nga një amebë e rrallë që hante trurin.
Një amebë e rrallë e quajtur Balamuthia mandrillaris po gllabëronte trurin e gruas dhe ajo vdiq rreth një muaj më vonë.
“Kur kam operuar këtë zonjë, një pjesë e trurit të saj sa madhësia e një topi golfi ishte përgakur. Nuk kishim asnjë ide se çfarë po ndodhte, por kur morëm indet, ne mundem të kuptonim se ishte amebë “- tha për “Seattle Times” Charles Cobbs, MD, neurokirurg.
Studimi arriti në përfundimin se gruaja e kishte marrë infeksionin rreth një vit më parë dhe shkaku ishtë një “Neti pot” e mbushur me ujë jo steril që ajo e kishte përdorur për të trajtuar një infeksion në sinus.
Menjëherë pas infektimit, gruaja pësoi një skuqje në hundën e saj, e cila ishte diagnostikuar si rosacea e zakonshme e lëkurës.
Nëse nuk e dini si funksionon një “Neti Pot” po e shpjegojmë:
Ena mbushet me ujë steril dhe një përzierje e kripës me sodë buke. Me kokën tuaj të përkulur mbi një lavaman, butësisht derdhni ujin në vrimën e hundës. Goja duhet të jetë e hapur që ju mund të merrni frymë pasi uji shkon në njëra vrimë hunde në tjetrën.

Shpërndaje
Share.

Komento