Skip to content
Showbiz

Donald Veshaj bëhet pjesë e “Big Brother Vip” me një kërkesë të çuditshme për “vëllain e madh”!

· 2 min lexim

Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi dhe “Big Brother Vip” ka nisur transmetimin. Në shtëpinë më të madhe në Shqipëri po prezantohen një nga një konkurrentët, ndërkohë së fundi u bë pjesë edhe aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj.

Para se të hynte në shtëpinë e “BBV” Donaldi ka marrë një surprizë mjaft emocionuese nga aktori i humorit, Agron Llakaj.

Nëpërmjet një videomesazhi, Llakaj e uroi për eksperiencën e re dhe i kërkoi të mos e zhgënjente duke e këshilluar që të ishte sa më i vërtetë.

“Edhe pse do jesh brenda një kafazi tregoje se je luan. Mundohu të jesh Donaldi i vërtetë dhe mos më zhgënje. Shijoje, suksese”, tha ndër të tjera Agron Llakaj.

Ndërkohë ai hyri në shtëpi, bashkë me një kërkesë “të çuditshme” për vëllain e madh:“I kërkoj një femër që ta ketë kokën plot!”.

Pjesë e shtëpisë janë bërë edhe balerini Ilir Shaqiri, këngëtarja Sheila Haxhiraj, gazetarja Rudina Demneri, njohur ndryshe si Paloma, si dhe Elhaid Cufi.

Teksa kurioziteti i publikut është i madh për të njohur të gjithë personazhet që do të jenë pjesë e këtij “reality show” ajo që mori shumë vëmendje ishte look-u që Arbana kishte zgjedhur për natën e sotme.

Me një fustan të kuq, flokët onde dhe një make up shumë natyral mund të themi se moderatorja po shkëlqen