Skip to content
Të Gjitha

Dhunimi i anëtarëve të saj nga policia, protesta e Aleancës për Teatrin: Nuk tërhiqemi, të dorëhiqet Ardi Veliu!

· 2 min lexim

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), është mbledhur pasditen e sotme për të protestuar në afërsi të Ministrisë së Brendshme, siç edhe kishin paralajmëruar më herët.

Kujtojmë se protesta po zhvillohet për shkak se ditën e djeshme disa anëtarë të kësaj aleance u shoqëruan me dhunë në polici dhe më pas është ushtruar dhunë ndaj tyre edhe në ambjentet e komisariatit ku u mbajtën për disa orë.

Sipas përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të shoqëruarit janë goditur me shkelma dhe me shpulla nga efektivët e policies. Ndër kërkesat e tyre, është edhe dorëheqja e drejtorit të policisë Ardi Veliu.

“Nuk jemi forcë politike dhe nuk kemi asnjë strukturë dhe skenar, por bëjmë një thirrje dhe i ftojmë në kauz të gjithë kundër këtij regjimi që është instaluar që ne do të jemi në shesh. Arrestimet e djeshme ishin absurde.

Unë po flas për Aleancën për Teatrin që u sulmua politikisht nga mazhoranca. Ne nuk duam të tërhiqemi, duam të drejtat që na i garanton Kushtetuta dhe e drejta jonë njerëzore.

Arrestimi është një tjetër sinjal i shtetit policor, ato janë njerëz paqësor dhe që janë dhunuar dhe në komisariat. Ky është një veprim amatoresk nga ana e qeverisë dhe ne kërkojmë dorëheqjen e Drejtorit të Policisë.

Edhe pse Turi i Surrelit nuk do të dijë nga të hidhet me datë 25 prill,  ai vijon me arrogancën e tij, që atë po e bjerr tashmë”, ka deklaruar një prej aktivistëve më të hershëm të AMT-së, aktori Neritan Liçaj./Gazetareforma.com/