Skip to content
Të Gjitha

Covid-19 në vend, ja sa raste të reja shënohen gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Gjithashtu vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Njoftimi:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit në vend: Janë kryer 637 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto Bashki:

22 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Dimal.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 36

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 637

Testime totale 2,003,650

Raste pozitive 332,070

Raste të shëruara 328,279

Raste Aktive 197

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144

Vlorë 15

Fier 12

Gjirokastër 10

Elbasan 5

Berat 4

Shkodër 3

Lezhë 2

Durrës 2