Skip to content
Uncategorized

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit. Bëhet me dije që nuk ka pasur asnjë rast humbje jete nga Covid-19 ndërsa për sa iu përket rasteve të reja nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Kujtojmë që sot janë shëruar 160 qytetarë duke e çuar  numrin e përgjithshëm i të shëruarve është 158.532 persona.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

15 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforëcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532.

Në total numri i rasteve aktive është 3.837.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!