Para dy vitesh Dua Lipa publikoi hartën hartën e trojeve etnike shqiptare, por që solli reagimin e ashpër të serbëve.
Ylli i muzikës publikoi në rrjete sociale një imazh të hartës së Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “autochthonous”.
Ndërkohë që ditën e sotme në një konferëncë për mediat, Dua Lipa, në një konferencë për mediat, foli edhe për ketë çështje.
E pyetur nga gazetarët sot në lidhje me këtë çështje, Dua tha se nuk ka fyer askënd dhe të gjithë kanë të drejtë të ndihen krenarë me origjinën e tyre.
“Postimi nuk është bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Kam pasur një ndjesi me shprehur që ne kemi të drejtën të krenohemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”, u shpreh Dua Lipa.
Kujtojmë që në postimin e Duas janë shfaqur komente si “Kosova është Serbi”. Madje, kishte nga ata që e akuzonin yllin shqiptar si “fashiste”.