Biznesmeni fiton 8 milionë USD për 15 katëshin që do shembet tek Sheshi i Flamurit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kjo që shihni në fotografi është një ndërtesë që filloi të ndërtohet në vitin 1980, në kohën e regjimit komunist. U privatizua në kohën e demokracisë nga biznesmeni Sulo Shehi. Shkak për prishjen e kësaj ndërtese është projekti i rikonstruksionit të plotë të sheshit të Flamurit. Me vendim të KKT-së është miratuar plani Rigjenerimi Urban i Shëtitores Bregdetare qendrore Vlorë Sheshi i Flamurit dhe Porti “Sheshi i Flamurit”. Ndërtesa me sa duket prish planet e shëtitores, prandaj do t’i vihet dinamiti.

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli në marrëveshje me pronarin ka vendosur ta shembë dhe t’i japë këtij 8 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Projektvendimi quhet “Për miratimin e Kërkesës së bashkisë Vlorë drejtuar Këshillit të Ministrave për shpronësimin e pasurisë në pronësi të subjektit Sulo Shehi, në funksion të realizimit të projektit si dhe të aktmarrëveshjes së dakordësisë ndërmjet bashkisë Vlorë dhe subjektit për mënyrën e shlyerjes së vlerës së shpronësimit për pasurinë”

Projektvendimi i Bashkisë së Vlorës për Këshillin Bashkiak specifikon se biznesmeni do të marrë nga qeveria shqiptare plot 8.933.444.301 lekë, pra mbi 8 milionë dollarë si dëmshpërblim për shembjen e objektit në pronësi të tij.

Mes biznesmenit Sulo Shehit, bashkisë së Vlorës dhe qeverisë prej kohësh kanë vijuar bisedimet. Dhe tani pritet që biznesmeni të likuidohet me shpronësim nga qeveria, për të vazhduar punimet në sheshin e Flamurit.

“Në kushte të tilla dhe duke vlerësuar rëndësinë e realizimit të një projekti bashkëkohorë sikurse është propozuar nga projektuesi, është diskutuar me pronarin e pasurisë për të nënshkruar një marrëveshje dakordësie nëpërmjet së cilës të mundësohet realizimi i projektit publik. Njëkohësisht nëpërmjet kësaj marrëveshje pronari i pasurisë që shpronësohet është pajtuar me vlerën e shpronësimit si dhe procedurën e shlyerjes së saj nga fondet e buxhetit të shtetit në disa vite buxhetore”, theksohet në relacionin e kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli drejtuar Këshillit të Bashkisë së Vlorës.

Siç zbulohet nga shkresa, vlerësimi i objektit është bërë nga Instituti i Ndërtimit në Tiranë, i cili i ka kthyer përgjigje me shkresë në 30 qershor 2020 duke e vlerësuar objektin me vlerën e cituar. Duke parë se vlera është e madhe i kërkohet qeverisë së shuma të shlyhet nga fondi për Sheshin me këste në disa vite.

Shembja e pallateve dhe deklaratat politike

Kryeministri Edi Rama në një fjalim në sheshin e Pavarësisë në Vlorë, më 16 shkurt 2019 ka deklaruar se do të shembë një kullë në ndërtim nga sipërmarrësi vlonjat Sulo Shehi, eksponent i rëndësishëm i PD në këtë qytet.

Rama tha se: “Është koha të mendojmë se si ta largojmë këtë kullën nga sheshi. Unë e di që Sulua ka bërë shumë për Partinë Demokratike dhe ai është një vlonjat i mirë dhe e kupton që ky shesh është i Pavarësisë, është i Vlorës dhe i gjithë shqiptarëve”.

Shembja e kësaj kulle e ka një precedent, shembjen pallatit të vjehrrit të Bashës në vendin ku u ndërtua Lungomarja.

Pagesa që ish-ndërtuesit dhe pronarët e apartamenteve që u shkatërrua në vitin 2013 në Vlorë është 16 milionë e 800 mijë euro.

Gjykata e Strasburgut ka zbardhur bashkë me vendimin që dënon shtetin shqiptar, edhe tabelat e pagesave. Pagesa fillestare është 14.2 milionë euro, por është marrë parasysh inflacioni dhe interesi për katër vite, duke e rritur shifrën.

Përfitues janë 18 persona, 16 prej të cilëve pronarë me nga një apartament dhe që do të marrin nga 90 deri në 200 mijë euro si dëmshpërblim.

Përfituesit kryesorë janë dy shtetas. Xhaferr Isufi, vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pronar i vetëm në 35 apartamente e ambiente do të përfitojë 6.2 milionë euro. Por ai, do të kompensohet deri në gjysmën e vlerës prej 7.2 milionë euro për 25 prona që i ka në bashkëpronësi me shtetasin Xhuvi Sharxhi.

Politika e shembjes me diamit është paguar nga taksapaguesit shqiptarë.

Shpërndaje
Share.

Komento