Skip to content
Kronikë

Bënte “kërdinë” me kultivimin e lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë (Emri)

· 2 min lexim

Pasditen e sotme është arrestuar një 50-vjeçar  nga Vlora i cili akuzohet për kultivimin e bimëve narkotive.  Policia bën me dije se Albert Brahimaj, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ishte i dënuar në vitin 2020 më dy vite burg për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike, është arrestuar ditën e sotme. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim

Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Albert Brahimaj, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 Ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.