Skip to content
Të Gjitha

Ankimimi i SPAK për dosjen “Llalla”: Të hetohet arsimimi i fëmijëve të tij jashtë vendit!

· 2 min lexim

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ankimuar dërgimin në gjyq të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Sipas një informacioni të bërë publik nga vetë institucioni në fjalë, ankimimi është bërë për një pikë të vendimit në lidhje me shpenzimet për arsimimin e një prej fëmijëve të Llallës.

Gjykata e Posaçme e ka hequr më parë këtë pikë, ndërsa SPAK kërkon që Llalla të gjykohet edhe për mënyrën e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve të tij.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme s’e ka proceduar, pasi Llalla ka pasur masë administrative nga ILDKP-ja për këtë çështje.  Në këtë mënyrë Llalla ka tentuar t’i ikë përgjegjësisë, mirëpo kjo nuk ka qenë arsye bindëse për SPAK-un, i cili ka vendosur të ankimojë vendimin.

Sakaq, ky ankimim pritet që të bëhet shkak për shtyrjen e seancës së parë të parashikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme më 22 dhjetor.

Ndërkohë sjellim në vëmendje se, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, akuzohet nga SPAK për “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive.

Ish-kryeprokurori tentoi që të bënte disa makinacione për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare, por pa rezultat.

Kujtojmë se çdo person i zgjedhur dhe nëpunës publik ose i çdo personi tjetër, ka detyrimin ligjor për deklarim./Gazetareforma.com/