Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Vlorë, makina futet poshtë kamionit

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë.

Mësohet se një automjeti tip “Golf”, është përplasur me një kamion.

Nga pamjet shihet se pjesa e përparme e makinës është futur poshtë kamionit.

Drejtuesi i “Golfit” ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.