Së fundmi, një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, saktësisht në zonën e njohur si ‘Shkallët e Xibrrit’. Mësohet se janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë plagosur, me njërin prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit, Azem Guna, 25 vjeç, dhe Urim Kukeli, 55 vjeç, fillimisht u dërguan në qendrën shëndetësore të Klosit për ndihmën e parë dhe më pas u transferuan me urgjencë në spitalin e Burrelit. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti, i cili s’është i pari në këtë segment rrugor.
Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...