Së fundmi, një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, saktësisht në zonën e njohur si ‘Shkallët e Xibrrit’. Mësohet se janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë plagosur, me njërin prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit, Azem Guna, 25 vjeç, dhe Urim Kukeli, 55 vjeç, fillimisht u dërguan në qendrën shëndetësore të Klosit për ndihmën e parë dhe më pas u transferuan me urgjencë në spitalin e Burrelit. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti, i cili s’është i pari në këtë segment rrugor.
Ebola shpërthen në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në alarm për përhapjen e virusit
Shpërthimi i Ebolës në Afrikë po rikthen shqetësimin global, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së virusit në...







