Skip to content
Politikë

A do shkarkohet Meta? Sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese

· 2 min lexim

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi para disa ditësh të shtyjë për të hënën seancën për shqyrtimin e shkarkimit të presidentit të shtetit, Ilir Meta.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin ose të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kjo është seanca e tretë që zhvillon kushtetuesja për këtë çështje dhe pritet të nisë në orën 10:00.

Kujtojmë se në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjor të Presidentit Meta u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Gjithashtu pas pretendimeve  Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre.

Ishte pikërisht volumi i pyetjeve që bëri që juristët e Presidencës të kërkonin 48 orë kohë për të kthyer përgjigje. Nëse Ilir Meta do të shkarkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese me pretendimet e maxhorancës për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ai bëhet Presidenti i parë që mbyll mandatin para kohe.

Volumi i pyetjeve ishte arsyeja që juristët e Presidencës të kërkonin 48 orë kohë për të kthyer përgjigje.  Theksojmë se nëse  Meta do të shkarkohet edhe nga Gjykata Kushtetuese me pretendimet e maxhorancës për shkelje të rëndë të Kushtetutës, ai bëhet Presidenti i parë që mbyll mandatin para kohe.