Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaron se BE do të ndihmojë vendet e Ballkanit për të marrë vaksinën Covid-19.
“Koordinim i mirë i thirrjeve me ministrat e Jashtëm dhe të Evropës të Ballkanit Perëndimor për përballimin e krizës COVID-19. Ne jemi duke punuar për të siguruar që vaksinat COVID-19 të vihen në dispozicion për Ballkanin Perëndimor në kohën e duhur, pasi ato fillojnë të aplikohen në BE”, shkruan komisioneri.
Më tej ai sqaron se BE po cakton fonde për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor, ku hyn ehë shqipëria dhe Kosova.
“Ne po lëmë mënjanë fondet për mbështetjen dhe koordinimin e aranzhimeve. Në kohën e pandemisë ne qëndrojmë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilëve është në BE. Dhe ne u qëndrojmë partnerëve tanë në rajon dhe më gjerë – ne mund ta kapërcejmë pandeminë vetëm së bashku. Më të fortë së bashku!”, thekson në postimin e tij Komisioneri i BE-së për Zgjerimin.
Ai ka thënë që BE po punon që vaksinat kundër koronavirusit të jenë të disponueshme edhe në Ballkan.
Më herët Presidentja e Komisionit Evropian lajmëroi se në BE do të nisë vaksinimi në datat 27,28 dhe 29 dhjetor. Vaksinat do të jenë të disponueshme edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
/Gazetareforma.com/