Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku ka humbur jetën një 55-vjeçar.
Bëhet me dije se 55-vjeçari po lëvizte me makinë pune eskavator me kovën lartë dhe akisdentalisht mjeti i tij ka prekur telat elektrik.
Pas kontaktit me rrymën elektrike ka ndërruar jetë shtetasi P.A., 55 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë
Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazetareforma.com/