Skip to content
Të Gjitha

FOTO/ U qëllua me tri plumba… ja ku u vra polici i FNSH-së së Shkodrës

· 3 min lexim

Një tjetër punonjës policie ka rënë pre e krimit të organizuar dhe është ekzekutuar sot në orët e para të mëngjesit, duke shënuar një tjetër humbje në radhët e Uniformave Blu.

Xhulio Prela, është emri i efektivit 26-vjeçar i vrarë në orën 2:20 të mëngjesit të sotëm në aksin Milot-Lezhë. Ai u qëllua me tri plumba nga një makinë në lëvizje.

Një prej plumbave e ka marrë në gjoks, të riun me origjinë nga Puka, me banim në Tiranë. Sipas burimeve, Policia e ka identifikuar makinën prej nga është qëlluar.

Xhulio Prela ishte student në vitin e tretë në Akademinë e Policisë në kryeqytet. Ai ka punuar dy vjet në komisariatin e Lezhës dhe prej një viti, punonte tashmë në FNSH-në e Shkodrës.

Makina e tij tip “Volkwagen” është gjetur në aksin e rrugës Milot-Lezhë pranë fshatit Gajush.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes dhe portreti i viktimës:

Image

Image

Featured image of article: Ekzekutimi i policit të FNSH, policia konfirmon ngjarjen: I riu u gjet në makinë, mjeti kishte dalë nga rruga (NJOFTIMI)

Në një njoftim për mediat, PSH sqaron se njoftimi për ngjarjen është marrë në orën 02:20 dhe se kur policia ka shkuar në vendngjarje, 26-vjeçari kishte humbur jetën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë/Informacion paraprak

“Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkëagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Xhulio Prela, 26 vjeç efektiv i FNSH në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm. Dosja.al ka mundur të mësojë se autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë”.

/GazetaReforma.com/