Raporti i FMN-së për Shqipërinë nuk i ka tingëlluar siç duhet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe ka dhënë reagimin e saj për sa i përket çështjes.
Në reagim thuhet se FMN-ja ka konfirmuar faktin që qeveria ka arritur rritjen më të madhe ekonomikë në dekadën e fundit.
“Konfirmohet gjithashtu që borxhi publik është ulur. Një nga zotimet e Qeverisë për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe gradualisht uljen e tij me qëllim kthimin e klimës së besimit tek ekonomia vendase. Këto efekte priten të jenë permanente dhe rrjedhimisht do të reduktojnë edhe projeksionet”, është shprehur Ministria e Financave rreth borxhit publik.
Ndërsa i kanë vendosur theksin gjithashtu edhe klimës së mirë të investimeve vendase dhe të huaja në vend.
“Shumë pozitivisht vlerësohet emërtimi me sukses i Eurobondit të Shqipërisë, që i ka dhënë një impuls të ri ekonomisë vendase duke ngjallur besimin tek investitorët vendas dhe të huaj”.
Udhëkryqi tani qëndron midis dy raporteve, njëri që është bërë publik në media me shkrim dhe njëri që ekziston sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pyesim: Cili është reali?
Reagimi i plotë i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:
Lidhur me lajmet e përcjella nga media gjatë ditës së sotme në lidhje me raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sqarojmë se:
FMN permes raportit të tij të fundit konfirmon gjithashtu atë që Qeveria Shqiptare ka arritur në drejtimin e kësajmaxhorance, rritjen më të madhe ekonomike në dekadën e fundit.
Konfirmohet gjithashtu që borxhi publik është ulur. Një nga zotimet e Qeverisë për të ruajtuar qëndrueshmërinë dhe gradualisht uljen e tij me qëllim kthimin e klimës së besimit tek ekonomia vendase. Këto efekte priten të jenë permanente dhe rrjedhimisht do të reduktojnë edhe projeksionet.
FMN rivlerëson në këtë raport, se për vitin 2018 ai është në nivelin 67.2% e PBB-së, pra 1.7 pikë më i ulët se sa projeksioni respektiv I bërë në raportin e Stafit të FMN.
Shumë pozitivisht vlerësohet emëtimi me sukses i Eurobondit të Shqipërisë, që i ka dhënë një impuls të ri ekonomisë vendase duke ngjallur besimin tek investitorët vendas dhe të huaj.
Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit përshëndeten si faktor kyç në progresin e deritanishëm. Në të njëjtën linjë ne po vazhdojmë edhe me reduktimin e informalitetit duke ruajturnjë sistem taksash të drejtë dhe të ndershëm, sikurse i dhamë një lehtësim biznesit të vogël permes uljes së tatim fitimit në 8% nga 15% që ishte.
FMN mirëpriti ndryshimet e planifikuara në legjislacionin për PPP-të, për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një rojtar në mbajtjen e kostos fiskale potenciale.
Qeveria vazhdon ngushtësisht bashkëpunimin me partnerët FMN, BE dhe BB, për konsolidimin e proceseve vendimmarrëse dhe politikave më të mira ekonomike qëndikojnë drejtpërdrejt edhe në procesin integrues të vendit.