Skip to content
Kryesore

Shtyhet CENSI i Bujqësisë/ Mungon buxheti, regjistrimi kalon për në 2027

· 1 min lexim

CENSI i Bujqësisë dhe Blegtorisë nuk do të zhvillohet gjatë vitit 2026, siç ishte parashikuar, por është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Procesi i regjistrimit të sektorit bujqësor dhe blegtoral ishte planifikuar të niste në tetor 2026, por koha e mbetur nuk është e mjaftueshme për realizimin e përgatitjeve të nevojshme. Një tjetër shkak i shtyrjes është mungesa e buxhetit për zhvillimin e procesit.

CENSI synon të krijojë një pasqyrë të plotë dhe të përditësuar të gjendjes së bujqësisë dhe blegtorisë në vend, duke regjistruar të dhënat kryesore të sektorit.

Në shtyrjen e procesit kanë ndikuar gjithashtu vonesat me bazën ligjore. Projektligji për Censin e Bujqësisë u përgatit dhe iu dërgua me vonesë Kuvendit, ndërsa ligji u miratua vetëm në korrik 2026.

Miratimi në këtë periudhë la vetëm pak muaj në dispozicion për përgatitjet teknike dhe organizative të nevojshme për nisjen e regjistrimit në tetor.

Për rrjedhojë, CENSI i Bujqësisë dhe Blegtorisë shtyhet për vitin 2027, ndërsa regjistrimi i sektorit nuk do të realizohet brenda këtij viti.