Skip to content
Kryesore

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon Durim Bamin me 10 vite e 8 muaj burg, ja vendimi për 6 të tjerët

· 2 min lexim

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për shtatë të pandehurit në një prej fraksioneve të dosjes “Revanshi”, duke dënuar Durim Bamin me 10 vite e 8 muaj burg.

Përveç Bamit, GJKKO ka dënuar Altin Morinën me 6 vite e 8 muaj burg, Aldo Avdylin me 4 vite e 8 muaj, Jozi Krajën me 4 vite e 8 muaj, Oltion Zefin me 10 vite, Edson Jozwik me 8 vite dhe Henerigert Mitrin me 5 vite e 4 muaj burg.

Gjykimi u zhvillua me procedurën e shkurtuar. Për Durim Bamin, GJKKO vendosi fillimisht 16 vite burg në bashkim të dënimeve, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar u ul në 10 vite e 8 muaj. Ai u shpall fajtor për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndaj shtetasit A.N., për grup të strukturuar kriminal dhe kultivim të bimëve narkotike. Ndërkohë, Bami u shpall i pafajshëm për akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasjen e shtetasve T.Xh. dhe E.M.

Dosja “Revanshi” ka zbardhur aktivitetin e shtatë grupeve kriminale në qytete të ndryshme të vendit dhe përfshin 12 ngjarje kriminale, të realizuara ose të mbetura në tentativë gjatë vitit 2020.

Dënimet do të vuhet në burg të sigurisë së lartë, ndërsa për Oltion Zefin vendimi parashikon që vuajtja e dënimit të nisë pasi ai të arrestohet. Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve.