Anastasia M. nga Beogradi gjatë kohës kur po kurohej në spitalin e improvizuar për të infektuarit me koronavirus i kanë publikuar në rrjetet sociale disa foto nudo në momentin që e infektuara po zhvishej për t’u vizituar. Fotot e shpërndara mendohet se janë marrë nga videoja e kamerës së sigurisë së stadiumit të kthyer në spital.
Ndërkohë që pas publikimit të këtyre fotove Anastasia është marrë në intervistë nga mediat serbe të cilave u ka thënë se i është kërkuar nga stafi mjekësorë të zhvishej për të bërë EKG (kontroll të rrahjeve të zemrës). Ajo u shpreh se ishte në gjendje shumë të keqe dhe nuk e ka patur mendjen te kamerat.
“Ata e bënë foton pas pritjes në Arena, ku më thanë të hiqja rrobat për të bërë EKG. A duhet të shikoj përreth për të parë nëse ka një aparat fotografik apo kamer, kur unë kam një temperaturë të lartë, çdo kockë në trupin tim dhemb dhe kam inflamacion të të dyja mushkërive,” u shpreh ajo.
Që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë regjistruar 73,765 persona të infektuar më Covid, ndërsa 995 persona kanë humbur jetën.