Ditën e sotme moti parashikohet që të ketë kryesisht kthjellime dhe në jug e veriperëndim të vendit vranësira mesatare deri të dendura.
Prej orëve të paradites e gjatë ditës do ketë reshje shiu të herëpashershëm në këto zona dhe shtrëngata të shkurtra në jug. Sipas Sërbimit Meteorologjik Ushtarak , era do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në bregdet prej orëve të mesditës.
Valëzimi në dete do jetë i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9°C deri në 23°C
zonat e ulëta 12°C deri në 28°C
zonat bregdetare 14°C deri në 29°C