Çështja e gjyqtarit Hysi duket se nuk mbaron këtu. Ditën e sotme kanë ardhur dëshmi të reja nga të tjerë persona që vërtetojnë se atë që Hysi bëri me zonjën, historia e së cilës u publikua tre ditë më parë, ka ndodhur edhe herë të tjera, madje njëra nga denoncueset thotë se e ka çuar deri tek dhoma e hotelit.
Këto dëshmi kanë ardhur në sekretarinë e redaksisë dhe dy prej tyre janë transmetuar mbrëmjen e sotme, ku njëri nga rastet ishte për një çështje përmbarimi, ku gjyqatari mori 5000 euro, ndërsa rasti I dytë për një çështje divorci, ku ka kërkuar edhe marrëdhënie seksuale me gruan e divorcuar.
Rasti i parë i kundërshtimit të një akti përmbarimor.
Denoncuesja: Edhe unë kam pas një çështje me këtë gjyqtar dhe më ka kërkuar 5 000 euro, për një çështje, që kam pasur.
Saimiri: I keni paguar 5000 eurot?
Denoncuesja: Po, i kam paguar 5000 euro, fillimisht nuk i bëra dot të tëra 5 000-shen, i kam dhënë 3 000 euro herën e parë.
Saimiri: Zonjë ia keni dhënë atij në dorë, direkt?
Denoncuesja: Po, bashkëshorti im ia ka dhënë atij në dorë.
Saimiri: Për çfarë çështje ishte?
Denoncuesja: Kishim një kundërshtim me veprimet përmbarimore dhe na tha që keni ju të drejtë dhe e keni të fituar dhe në Apel në Vlorë. Kjo dukej me një fjalë edhe pazotësia e tij them unë, se në Apel në Vlorë, unë e humba. Në fakt, kur na ra çështja, që e pamë, që çështjen tonë e kishte gjyqtari Roland Hysi, nga shumë njerëz, që përflitej na thanë që, booo booo… me kë gjyqtar paskeni rënë?!
Saimiri: Pse? Ngaqë donte para?
Denoncuesja: Se ky kërkon lekë dhe nga halli, që kishim, nga problemet, që kishim u detyruam, ramë dakord me ndërmjetësimin e një personi tjetër, vetë nuk e njihnim, i kemi dhënë herën e parë 3 000 euro. Kaloi seanca e parë, e dyta, në seancën e tretë tha: dua dhe 2000-shen tjetër! Ne nuk i bëmë dot 2000 të tjera dhe e la atë seancë, e zgjati vendimin me një fjalë. Deri sa i dhamë edhe 2000-shen tjetër dhe më vonë pastaj e dha vendimin, që e fituam ne gjyqin faktikisht, por unë e di se si i kam bërë ato lekë dhe i kam marrë borxh, kur i thonë.
Rasti i dytë ku zonja tregon se Hysi ishte caktuar për të mbajtur gjyqin e saj të divorcit dhe të ndarjes së kujdestarisë së fëmijëve. Hysi e ka çuar zonjën në një dhomë hoteli dhe kur kjo e fundit ska pranuar të ketë marrëdhënie me të, i ka kërkuar dyfishin e rrshfetit për shkak se e çnderoi” si burrë.
Denoncuesja: Kam pas çështjen e gjyqit, ndjek nga Roland Hysi, në Fier para 3 vjetësh e gjysmë. Kur gjyqtari më sheh, kur futem, që e përshëndes, e nxjerr ish-burrin jashtë edhe fillon dhe më thotë, që mos e ki problem, mos rri në stres, sepse unë do të ndihmoj. Ti qenke gocë e mirë. Mbarojmë gjyqin aty, ikim. S’zgjat as 10 minuta, që jemi largu nga zyra e gjyqtarit kur shikoj më merr në telefon, e kishte pas gjet numrin tim tek letrat e gjyqit atje kemi lënë dhe numrat e telefonit. Ky më merr në telefon dhe më thotë: dua me të taku. I thashë: “Ok! Por për çfarë?” “Për të sqaruar gjërat e gjyqit ”- më tha mua, “çfarë do vazhdojmë këtej e tutje”. Më merr në telefon pas 10 minutash edhe më thotë: hajde tek “Bar Rinia” në Fier. Futem në makinë edhe më thotë mua: “Meqenëse është shumë nxehtë jashtë, a shkojmë diku me pi diçka, me u qetësu, me bo muhabet, me ndejt rehat”?! Ok!- i them unë.
Më çon për tek Bar-Hotel “L’amour” në Fier. Futemi brenda, kyç derën. I thashë- “po, urdhëro, fol”! Aty filloi pastaj me më ngacmu, po unë do të ndihmoj, po se ti qenke gocë e mirë…e ku di gjë unë, këto kështu. Më tha mua – “unë dua 2 500 euro me fillu çështjen tate. Nuk ke nevojë as për avokat, as për psikologe me kap asnjë gjë ti, sepse do të ndihmoj unë. Ti do më japësh 2 500 euro edhe unë çështjen tënde e vazhdoj unë”!
Ok! – i thashë, po mirë! Si ashtu pastaj, ka porosit nga një pije freskuese me pi, t’na i sjellin te dhoma. Pastaj aty filloi me ngacmu. Jo me prek, jo këtu te kofsha, po jo me prek si pa dashje te koka…, gjëra të tilla…
Pastaj, i them – “ O zotëri, tani muhabetin e kemi mbaruar. A mundem me dalë”?
“Po jo” – më tha mua. –S’të pëlqej unë ty si mashkull, po unë mundem me të kënaq, mundem me t’mbajt mirë, do të mbaj, siç nuk të ka mbajt burri jot”.
I thashë – Jam tu kërku, me aq sa kam pa deri këtu, jam tu kërku me ndryshu gjyqtarin e çështjes.
Më tha mua – “Gjyqtarin e çështjes nuk të lë unë me e ndryshu ti”.
Më ke kërku 2 500 euro, unë me të dhënë 3000, veç unë me vazhdu çështjen dhe mu me m’lër rehat.
Më tha- jo! Në qoftë se ti më ke ul mua si mashkull, t’kam sjellë deri në dhomë hoteli, edhe mos me m’dhënë asnjë puthje, ke me pagu 5 000!
I thashë – Ok! Po 5000 euro i kam dhënë atë ditë në dhomë të hotelit, i kam dhënë 3 000 euro, dhe 2 000 euro të tjera ia kam nis më vonë.
Saimiri: Përfundimisht i ke paguar 5 000 euro?
Denoncuesja: Po i kam paguar 5 000 euro dhe ia kam nis me bankomat, ia kam nis me Ëester Union. 5 000 euro nuk janë pak, por ama, kur llogaritet jeta e fëmijës, se kur të kërcënon me jetën e fëmijës të thotë: në qoftë se që këtu del gjë, ti s’ke me i pa ma ata fëmijë. Atëherë i bie, se ato, për fëmijët, janë shumëzim me zero./Transcript nga Tvklan/