Skip to content
Të Gjitha

Plagosi me thikë të riun, pranga 56-vjeçarit nga Durrësi

· 1 min lexim

Policia e Durrësit vuri në pranga 56-vjeçarin me iniciale P.B., i cili akuzohet për plagosje.

Ditën e djeshme ky person, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me thikë në gjoks, 25-vjeçarin A.N.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: P. B., 56 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, më datë 09.03.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e gjoksit, shtetasin A. N., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.