Përplasja me një kamion të tonazhit të rëndë ka rezultuar fatale për një shqiptar, i cili jetonte në Itali.
Mediat fqinje bëjnë me dije se viktima është Endri Zaimi, 25 vjeç, dhe është babai i dy fëmijëve.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa 25-vjeçari ka qenë duke u kthyer në shtëpi, pasi punonte gjatë natës në një fabrikë.
Makina e tij tip “Volvo” është shkatërruar tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.
Ndonëse ndihma e shpejtë mbërriti në vendngjarje menjëherë, ata nuk mundën ta nxjerrnin të gjallë trupin e të riut, pasi kishte ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta, ndërkohë është shoqëruar në spital edhe drejtuesi i kamionit.