Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e krimit të rëndë, që tronditi Paskuqanin mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë, Erdet Çapoku u kap në zonën e Laprakës.
Ky i fundit, masakroi për vdekje kunatën e tij, Elida Çapoku, duke e goditur me shkop dhe më pas e çau me thikë në fytyrë.
Midis viktimës dhe autorit kishte konflikte të mëparshme, që pasi kunati ishte larguar nga shtëpia.
Çapoku nuk ia falte kunatës faktin që e kishte nxjerrë nga shtëpia dhe e përndiqte gjatë gjithë kohës, duke i bërë edhe fotografi.
Fotot më pas ai ia dërgonte të vëllait, i cili ndodhet në burg për drogë.
Nisur nga kjo situatë, viktima e kishte denoncuar kunatin për përndjekje, ndërsa kishte marrë edhe urdhër-mbrojtje.
Çapoku e kishte kërcënuar bashkëshorten e vëllait se do ta vriste nëse nuk tërhiqte denoncimin.
Duke qenë se kjo e fundit nuk pranoi të bëntë një gjë të tillë, kunati i hyri me dhunë në shtëpi dhe e masakroi në sy të vajzës.