Skip to content
Të Gjitha

Rriten statistikat, 3.8% më shumë e shqiptarëve po largohen nga vendi

· 1 min lexim

Tema kryesore e muajve të fundit ka qenë padyshim emigrimi i shqiptarëve në shifra të jashtëzakonshme dhe këtë e vërtetojnë edhe studimet e fundit.

Sipas Institutit të Statistikave gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, janë larguar mbi 4.9 milionë shqiptarë. Shifër aspak e ulët kjo për popullsinë që ne kemi.

Rritja është e ndjeshme krahasuar me atë të një viti më parë, ku numri i të larguarve ishte 3.8%.

Kombinuar edhe me raporte të tjera, si sondazhi i pak javëve më parë i Gallup, ku 60% e shqiptarëve shprehnin dëshirën të largoheshin nga vendit, të dhënat tregojnë se situata nuk është aspak e mirë.

Nuk dihet se ku do të shkojë situata, por siç është duke ecur, nuk ka premisa të mira. Ende nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e forcës punëtore nga ana e shtetit dhe nuk dihet se cilat mund të jenë ato.