Ndonëse protesta për arsimin është ndërprerë për të vijuar sërish në janar, studentët nuk kanë hequr dorë edhe përgjatë këtyre ditëve.
Mëngjesin e sotmë, ata kanë janë mbledhur në oborrin e Kryeministrisë ku prej disa ditësh është vënë pema e Vitit të Ri dhe kanë vendosur në të disa “dhurata” për kryeministrin. Bëhet fjalë për dhjetra kartolina, pas të cilave shkruhen të gjitha kërkesat e studentëve, që nga ulja e tarifave, tek mbështetja e studentëve të doktoraturës me fonde ndihmëse për kërkimin shkencor.
Prej dy javësh, studentët kanë protestuar në kryeqytet si dhe në Shkodër, Korçë, Elbasan, Durrës e Vlorë, duke përpiluar një listë me 8 kërkesa, sipas tyre të panegociueshme.
Ndonëse kryeministri i ka ftuar disa herë për dialog, ata kanë refuzuar të vendosur duke kërkuar plotësimin e tyre pa kushte.(panorama.al)