Policia po zhvillon një aksion blic në portin e Durrësit, për drogë dhe armë.
Sipas ‘Balkanweb’, deri më tani janë ndaluar 4 persona.
Mësohet se këtyre të fundit, iu gjet diçka e dyshimtë në automjetin e tyre.
Në operacion janë të angazhuar mbi 200 forca policie.
Aksioni drejtohet nga drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, drejtori i Departamentit të Rendit, Gjovalin Loka dhe drejtori i Departamentit të Kufirit, Eduart Merkaj.
Pjesë e kontrolleve janë automjetet, kontenierët dhe anijet e peshkimit, të cilat dyshohen për kontrabandë karburanti.
Detaje të reja pritet të dalin në dritë nga operacioni.