Një ngjarje e tmerrshme ta ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, pas një shpërthimi në një pallat, nga ku kanw mbetur të tmerruar edhe banorët e saj.
Ka qenë shpërthimi i një bombole gaze që ka shkaktuar zhurmën dhe tronditjen e gjithë pallatit. Mësohet se bombola ka qenë në katin e tretë të një pallati të njohur nga vendasit si “Albano e Romina”.
Dëmet materiale janë të shumta, por deri më tani bëhet e ditur se asnjë qytetar nuk është dëmtuar.
Policia ende nuk ka dalë në një deklartatë publike për ngjarjen, ndaj jemi në pritje të detajeve të fundit.