Skip to content
Të Gjitha

Shpërthim në një pallat në Vlorë, banorët i zë paniku

· 1 min lexim

Një ngjarje e tmerrshme ta ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, pas një shpërthimi në një pallat, nga ku kanw mbetur të tmerruar edhe banorët e saj.

Ka qenë shpërthimi i një bombole gaze që ka shkaktuar zhurmën dhe tronditjen e gjithë pallatit. Mësohet se bombola ka qenë në katin e tretë të një pallati të njohur nga vendasit si  “Albano e Romina”.

Dëmet materiale janë të shumta, por deri më tani bëhet e ditur se asnjë qytetar nuk është dëmtuar.

Policia ende nuk ka dalë në një deklartatë publike për ngjarjen, ndaj jemi në pritje të detajeve të fundit.