Ish-ambasadori i BE në Shqipëri, Ettore Sequi, ka kaluar 3 vite ankthi.
Ai përndiqej nga skenaristja e Rai-t, Valentina Pizzale, me të cilën Sequi kishte pasur një lidhje tëshkurtër në 2017-ën.
Përndjekja e vazhdueshme detyroi ish-ambasadorin, që të denonconte 47-vjeçaren.
Kjo e fundit përfundoi javën e shkuar në arrest shtëpie, shkruan “Il Messaggero”.
Pizzale e kërcënonte vazhdimisht me mesazhe, se do t’i shkatërronte karrierën.
Sequi ka një karrierë të pasur diplomatike, ku përveç misionit në Shqipëri si ambasador i BE në 2011-ën, ka qenë këshilltar në Teheran, përfaqësues i BE në Pakistan dhe Afganistan, Sekretar i Parë te Kombet e Bashkuara, si dhe ambasadori i Italisë në Kinë.
Aktualisht ai është pjesë e kabinetit të ministrit të Jashtëm, Luigi di Maio.