Skip to content
Kryesore

Shembet godina pas shpërthimit në Athinë, tre shqiptarë mes viktimave/ Motër e vëlla kishin shkuar për turizëm, zbardhen emrat

· 1 min lexim

Tre shqiptarë kanë humbur jetën pas shpërthimit dhe shembjes së një godine në lagjen Plakes të Athinës. Mes viktimave janë edhe një motër e një vëlla shqiptaro-amerikanë, të cilët ndodheshin në kryeqytetin grek për turizëm.

Viktimat janë identifikuar si Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani. Florin dhe Florida Hoxha janë motër e vëlla dhe kishin udhëtuar në Athinë si turistë.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, kur një shpërthim u pasua nga shembja e godinës, duke lënë disa persona të bllokuar nën rrënoja.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar punën mes inerteve dhe deri tani kanë gjetur dy trupa.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka më asnjë të mbijetuar nën rrënoja, ndërsa operacioni vijon për nxjerrjen e viktimave të tjera.

Mes personave që humbën jetën janë tre shqiptarët, ndërsa për Florin dhe Florida Hoxhën udhëtimi turistik në Athinë përfundoi tragjikisht.