Dy shpërthime të fuqishme me lëndë piroteknike krijuan panik në mbrëmjen e së dielës në Sarandë, rreth orës 20:55.
Ngjarja u regjistrua në zonën e njohur si “Plazhi i Ri”, ku zhurma e madhe dhe efekti i shpërthimeve alarmuan banorët dhe kalimtarët.
Menjëherë pas njoftimeve nga qytetarët, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë dy të rinj të dyshuar për përdorim të lëndëve piroteknike me rrezikshmëri të lartë.
Të ndaluarit janë identifikuar si Ervis Ogici, 18 vjeç, banues në Sarandë, dhe një 17-vjeçar me inicialet K.K., lindur në Kozani dhe banues në Korfuz, Greqi.
Ata janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku po vijojnë procedurat hetimore.