Skip to content
Kryesore

Përndiqte me thikë nxënësit e shkollës së mesme, në pranga 42-vjeçari

· 1 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, A. B., pasi kanoste dhe përndiqte nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë. Gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një mjet prerës (thikë), me të cilin kërcënonte nxënësit e shkollës, që përfshinin klasa nga e 9-ta deri në të 12-tën.

Shtetasi kanoste dhe përndiqte nxënësit gjatë rrugës për në shkollë.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, ai u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale u kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përndjekja”.