“Vdekja falas! Protesto! Nesër mund të jesh ti!” Nën këtë moto do të mbahet protesta e dytë para ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me skandalin tek Onkologjiku. Sipas njoftimit protesta do të mbahet nesër në orën 19:00 para godinës së ministrisë së Shëndetësisë, në rrugën e “Kavajës”.
Këto protesta erdhën pas hetimit të Prokurorisë së Tiranës mbi skemën e mashtrimit se si mjekët e Spitalit të Onkologjikut bënin pazar me jetën e të sëmurëve me kancer. Në përgjime dilnin mjekët të cilët nuk iu jepnin shërbim të sëmurëve me kancer, duke neglizhuar, por edhe I drejtonin ato drejt klinikave të tyre private.
Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë
Kompanitë e biznesmenit Ermal Beqiri janë nën hetim nga SPAK për tendera në fushën e teknologjisë së informacionit dhe dyshime...








