“Vdekja falas! Protesto! Nesër mund të jesh ti!” Nën këtë moto do të mbahet protesta e dytë para ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me skandalin tek Onkologjiku. Sipas njoftimit protesta do të mbahet nesër në orën 19:00 para godinës së ministrisë së Shëndetësisë, në rrugën e “Kavajës”.
Këto protesta erdhën pas hetimit të Prokurorisë së Tiranës mbi skemën e mashtrimit se si mjekët e Spitalit të Onkologjikut bënin pazar me jetën e të sëmurëve me kancer. Në përgjime dilnin mjekët të cilët nuk iu jepnin shërbim të sëmurëve me kancer, duke neglizhuar, por edhe I drejtonin ato drejt klinikave të tyre private.
Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...








