Së fundmi, një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, saktësisht në zonën e njohur si ‘Shkallët e Xibrrit’. Mësohet se janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë plagosur, me njërin prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit, Azem Guna, 25 vjeç, dhe Urim Kukeli, 55 vjeç, fillimisht u dërguan në qendrën shëndetësore të Klosit për ndihmën e parë dhe më pas u transferuan me urgjencë në spitalin e Burrelit. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje duke punuar për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti, i cili s’është i pari në këtë segment rrugor.
Flakë për herë të dytë në pallatet e “Arlis” të Armand Lilos, i njëjti kompleks u dogj edhe në vitin 2021
Kompleksi i pallateve që u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të marte në Tiranë, i ndërtuar nga kompania “Arlis...







